Flash News

E-TJERA

Operacioni “Tempulli 3” në Tiranë, mes të arrestuarve edhe shoferi i Shërbimet Mbështetëse në KLSH

Operacioni “Tempulli 3” në Tiranë, mes të arrestuarve

Policia e Tiranës ka dalë me një sqarim lidhur me arrestimet e bëra pas finalizimit të fazës së dytë megaoperacionit "Tempulli 3".

Sipas njoftimit zyrtar, gjithsej janë lëshuar 24 urdhër arreste, nga të cilat janë zbatuar 19, ndërsa 5 persona janë shpallur në kërkim. Po ashtu, u bë me dije se mes të arrestuarve që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë ishte edhe një shofer i KLSH.

Njoftimi nga Policia

Ditën e sotme, Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të fazës së dytë të megaoperacionit mbarëkombëtar “Tempulli 3”, arrestoi 19 shtetas ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndër të arrestuarve është dhe shtetasi R. M., me detyrë shofer në Shërbimet Mbështetëse në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Nisur nga disa publikime në media e rrjete sociale, sqarojmë median dhe opionin publik se ky shtetas nuk është shoferi i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

 

 

Të fundit