Flash News

E-TJERA

Operacioni “Terni”/ Arrestohet në Lezhë një 25-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik d*oge

Operacioni “Terni”/ Arrestohet në Lezhë një
Një operacion policor i koduar “Terni” ka çuar në pranga një shtetas shqiptar në Lezhë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për përfshirje në një organizatë kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

I arrestuari është Serxhio Nikolli, 25 vjeç, banues në Shënkoll, i cili kërkohej nga autoritetet italiane për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, sipas legjislacionit penal të Italisë.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë në Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Interpolin, duke finalizuar arrestimin e 25-vjeçarit me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë


Sipas Policisë së Shtetit, Nikolli ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Ternit në Itali ka lëshuar ndaj tij urdhër-arresti ndërkombëtar për përfshirje në trafikun e drogës.

“Tashmë, Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e tij në Itali, ku do të përballet me drejtësinë për akuzat e ngritura”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Autoritetet vijojnë hetimet për lidhjet e mundshme të 25-vjeçarit me rrjete të tjera kriminale që veprojnë në Shqipëri dhe Itali.

Të fundit