Flash News

E-TJERA

Operacioni “Toyota Yaris”, SPAK kërkon konfisikimin e 3.4 million eurove dhe pronave në Durrës

Operacioni “Toyota Yaris”, SPAK kërkon konfisikimin e 3.4
Foto ilustruese

Prokuoria e Posaçme AntiKorrupsion ka kërkuar që të konfiskohen 3.4 milionë eurot e sektuestruara në Durrës nga operacioni “Toyota Yaris” si dhe pronat në Gjirin e Lalzit të vëllezërve Alfred dhe Elvis Vladi.

“Vlerat monetare 3,432.130 euro dhe 80,000 franga zviceriane. Një godinë banimi dy kate me sipërfaqe kati përdhe 147.6 m2, kati parë me sipërfaqe158.5 m2 dhe truall me sipërfaqe 404 m2, mbi të cilin është ndërtuar objekti, e ndodhur në Njësinë Administrative Nr.11, Tiranë. Pronë e paluajtshme e llojit Ranishte me sipërfaqe 140 m2, e ndodhur në fshatin Draç – Ishëm në Gjirin e Lalzit, Durrës. Pronë e paluajtshme e llojit Toke Arë me sipërfaqe 873 m2, e ndodhur në fshatin Draç – Ishëm në Gjirin e Lalzit, Durres”, thuhet në njoftimin e SPAK-ut.

Mbrëmjen e 24 qershorit 2018, policia sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit. Menjëherë në vendngjarje policia arrestoi pronarin e kompanisë së transportit Edi Lika, Klevis Lika djalin e pronarit të kompanisë, dhe shoferin e kamionit Agim Çeku.

Një ditë më pas, më 25 qershor, policia arrestoi Alban Mollaymerin, biznesmenin që ka porositur makinat nga Belgjika. Për të dyshuarit, Alfred Vladi, Edi LIka, Klevi Cani dhe Alban Mollaymeri është ndaluar çështja.

Të fundit