Flash News

E-TJERA

Operacioni “Ura”/ Ekil Nderjakut i komunikohet masa “arrest me burg”

Operacioni “Ura”/ Ekil Nderjakut i komunikohet masa “arrest me

Në kuadër të operacionit të koduar “Ura”, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka komunikuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Ekil Nderjakun, i cili ndodhet aktualisht në qeli.

Nderjaku është një nga gjashtë personat e akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, i ndodhur gjatë periudhës 4 shtator 2020 – 30 janar 2021, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar nga autoritetet.

Sipas dosjes hetimore, ai dyshohet gjithashtu se ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për eliminimin e Mitri Priftit, gjatë së njëjtës periudhë kohore, duke rritur dyshimet për përfshirjen e tij në veprimtari të rënda kriminale.

Në të njëjtin operacion, është lëshuar masë sigurie edhe për ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës. Morina rezulton të ketë bashkëpunuar ngushtë me Ekil Nderjakun në kuadër të rrjetit të trafikut të lëndëve narkotike.

Operacioni “Ura” ka ekspozuar një rrjet të gjerë kriminal të përfshirë në atentate, trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Hetimet nga SPAK vijojnë, ndërsa pritet të zbardhen rolet e personave të tjerë të përfshirë dhe të zbulohen bashkëpunëtorët ende në arrati.

Të fundit