Flash News

E-TJERA

Operacioni ‘Ura’/ GJKKO lë në fuqi arrestin me burg për 13 të arrestuar, lirohet avokati Tragaj

Operacioni ‘Ura’/ GJKKO lë në fuqi arrestin me burg

GJKKO ka shpallur pas një seance maratonë vendimin për masat e sigurimit për 14 te arrestuarit e operacionit “Ura”.

Gjyqtarja Rudina Palloj la në fuqi masat arrest në burg për 13 të dyshuarit, ndërsa avokatit Armand Tragajt iu ndryshua masa në “detyrim paraqitje.

Emrat për të cilët është lëshuar masë sigurie
Elvis Doci
Indrit Tafili
Orget Shqevi
Artan Sulejmani
Orges Molla
Sueld Elezi
Ekil Nderjaku
Hasan Nderjaku
Altin Morina
Armand Tragaj
Rando Aliu
Musa Korca
Alfred Hysa
Altin Pjetri
Ligor Çombashi
Edmond Çupi
Naim Behluli
Edison Cukaj
Serxhio Shkodra
Ervis Deti
Bexhed Mema
Emri Hysenaj
Artuar Shkoza
Sokol Istrefi
Ervin Zeqiri
Gezim Thartori
Ledio Bardhi
Juxhin Drazhi
Erind Lasku

Operacioni policor i quajtur 'Ura', solli lëshimin e urdhërarresteve për 52 persona të përfshirë, në shkallë të ndryshme, në trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Urdhrat u lëshuan nga Gjyqtari për Hetimet Paraprake të Barit dhe nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Antikorrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Operacioni u nis nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Barit dhe SPAK, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Të fundit