Flash News

E-TJERA

Opinioni i Venecias, Mediu: Kuvendi s’mund të pengojë dërgimin në Kushtetuese të çështjes

Opinioni i Venecias,  Mediu: Kuvendi s’mund të pengojë

Kreu i PR, Fatmir Mediu, kreu i PR-së tha se Kuvendi nuk mund të pengojë dërgimin e çështjeve në Kushtetuese kur këtë e kërkon 1/10 e anëtarëve të Parlamentit.

“Sipas logjikës së PS-së, Kuvendi me shumicë votash mund të bllokojë çdo nismë që 1/10 e anëtarëve të Parlamentit mund t’i drejtohen Kushtetueses. Në këtë pikëpamje për çfarë nga duhet Gjykata Kushtetuese kur Kuvendi mund të bllokojë  dërgimin e çdo akti?”, tha Mediu i ftuar në News24 duke diskutuar mbi mandatin e Olta Xhaçkës dhe opinionin e publikuar sot nga Komisioni i Venecias.

 Ai tha se deputeti është në lirinë e tij për të votuar, mund të votojë sipas bindjes që ka, por nuk mund të votojë kundër Kushtetutës.

“Kushtetuta e Shqipërisë thotë që vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për tu zbatuar”, tha Mediu. 

Të fundit