Flash News

E-TJERA

Opozita dhe maxhoranca nisin hetimin për zgjedhjet e 25 Prillit, afati i komisionit është 3-mujor

Opozita dhe maxhoranca nisin hetimin për zgjedhjet e 25 Prillit, afati i

Po zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit.

Kreu i komisionit Enkelejd Alibeaj njoftoi se fillimisht duhet të bëhet konstituimi i komisionit dhe më pas të vijohet me rendin e ditës.

Por ishte pikërisht reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhi i cili kundërshtoi duke thënë se një nga anëtarët komisionit nga pala e maxhorancës, nuk duhej të ishte i pranishëm. Sipas Bardhit, në mbledhje nuk duhet të jenë më shumë se sa 15 anëtarë.

“Para se të jap opinion për çështjen e procedurës, besoj se ka problem me numrin e anëtarëve. Diku nga maxhoranca nuk duhet të jetë pjesë e komisionit. Janë 16 anëtarë. Komisionet kanë 9 dhe jo më shumë se 15 anëtarë sipas ligjit. Është ligji që e përcakton rendin e ditës së mbledhjes së parë. Më së pari komisioni duhet të ketë miratuar dhe rregulloren, e cila është standarde, e certifikuar disa herë nga çdo komision hetimor i ngritur prej vitesh. S’besoj se do të duhej më shumë orë për konsultim se 24 orë. Besoj se për t’ju përmbajtur dhe detyrimeve që ka ky komision, rendi i ditës do të duhet të qëndrojë asht siç e përcakton. Nuk është çështje e kryetarit, por duhet zbatuar ligji!,” ka thënë Bardhi.

Alibeaj ka vijuar me konfirmimin e prezencës së të gjithë anëtarëve të pranishëm, nga opozita dhe maxhoranca, teksa theksoi se afati i komisionit do të jetë 3 mujor dhe përfundon më 4 janar të viti 2022.

“Për ta shpjeguar edhe njëherë, mbledhja e parë konstituive, jo vetëm ka të paracaktuar momentin se kur mblidhet, ditën, por në ligjin përkatës, është caktuar se cili do të jetë rendi i ditës. Sa i takon vënies në dispozicion të materialeve, jemi munduar të krijojmë komiditet për të gjithë anëtarët e komisionit. Çështja e parë është konstituimi i këtij komisioni. Ju thashë edhe më parë, në konsultim dhe me sekretariatin, është bërë verifikimi i anëtarëve, dhe ky komision do të ketë këtë përbërje; Enkelejd Alibeaj, kryetar, Toni Gogu, zv./kryetar, anëtare Klotila Bushka, Blerina Gjylameti, Nasip Naço, Petri Koço, Bardhyl Kollcaku, nga PS.

Gazmend Bardhi nga PD, Oerd Bylykbashi, Ferdinand Xhaferraj, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Petrit Vasili, deputet i pavarur. Secili prej grupeve parlamentare përcakton edhe anëtarët zëvendësues; Xhemal Qefalia, nga PS, Etien Xhafaj nga PS, Arbi Agalli nga PD, Lindita Metaliaj nga PD. Duke marrë edhe qetësimin e zotit Bardhi, marrin pjesë anëtarët me të gjitha të drejtat Anëtarët zëvendësues, thirren kur anëtarët e tjerë nuk marrin pjesë. Kështu që zoti Xhafaj mund të merrni pjesë sot, por nuk keni të drejtë që të jeni herë të tjerë. E konsideroj në mënyrë të konstituar komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Afati i këtij komisioni do të jetë tremujor dhe përfundimi i tij do të jetë deri në datën 4 janar,” sqaroi Alibeaj.

 

Të fundit