Flash News

E-TJERA

“Opozita në unitet”, Kapexhiu flet për vendimin “e fshehtë” të demokratëve që u distancuan

“Opozita në unitet”, Kapexhiu flet për vendimin “e

Regjisori dhe anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Bujar Kapexhiu foli për situatën e kampit opozitar. Ai tha për “Kjo Javë” se opozita është gati për të ardhur në pushtet. Ai u ndal edhe te grupimi i vogël në PD që është distancuar. Sipas Kapexhiut, ata e kishin vendosur shumë më herët dhe e mbanin të fshehtë këtë vendim.

“Shihen më në unitet se çdo herë tjetër dhe me qëllimin që besohet për të arritur pushtetin. Ka divergjenca që e bën këtë parti më të bashkuar. Nuk mendoj që një grup fare i vogël që mua më duket i çuditshëm se si kaloi në këtë anë konfliktuale. Kam parë që oferta i është bërë, ‘ejani se bashkë mund të ndryshojë’, por para 1 viti kam pyetur çdo të bëhet dhe ai më tha ‘do të ndahemi’.

Ata mesa duket e kishin të vendosur që do të ndahemi dhe këtë e mbajtën të fshehtë dhe sot është evidentë që nuk duan të bashkohen, por presin vendimin e logos dhe të godinës, vulës. Ata këtë e presin, por në të vërtetë partia nuk është as godina, as logo, por në terren, ata njerëz që e mendojnë ndryshe”, u shpreh ai.

Kapexhiu theksoi se vendi ka neviojë për protesta të mëdha dhe goditëse.

“Mendoj që protesta duhet të jetë dhe sa më e madhe. Pjesëmarrja në protesta tregon diçka, por kur shikoj reagimet , them se protesta duhet të jetë më e fuqishme më goditëse. Edhe unë brenda vetes time lëviz në kuptimin e forcës të karakterit të protestës. Kjo mesa duket do të varet se deri ku do të shkojë mazhoranca me këtë sjellje arrogante”, shtoi ai.

Të fundit