Flash News

E-TJERA

Opozita përballë qeverisë/ Lubonja: Rama ka bërë grusht shteti nga lart, forcat opozitare të rreshtohen së bashku

Opozita përballë qeverisë/ Lubonja: Rama ka bërë grusht

Analisti Fatos Lubonja ka folur për garën e 14 majit, ku ka komentuar paraqitjen e opozitës në këto zgjedhje.

Lubonja i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka deklaruar se kryeministri Rama ka bërë një “grusht shteti nga lart gradualisht” në vend përmes reformës në drejtësi.

Sipas tij forcat opozitare në vend duhet të rreshtohen së bashku dhe të bëjnë rezistencë kundrejt qeverisjes dhe më pas të kenë diskutime mes tyre.

Ai tha më tej se nëse Berisha dhe Meta duan të luftojnë regjimin e Ramës le të ketë një bashkim të opozitës, por shtoi se nuk e sheh të arsyeshme që forca e tij të mos ekzistojë në mënyrë që të sjellë në pushtet anën tjetër të opozitës.

“Në Izrael këto ditë Netanyahu donte të bënte një reformë në drejtësi dhe u interpretua nga kundërshtarët e tij. Edi Rama ka bërë një grusht shteti gradual me reformën në drejtësi. Në Izrael u bashkuan të gjithë dhe u ngritën në shesh, jo vetëm opozita për të ndaluar këtë. Ishte një bashkim për të mbrojtur themelet e shtetit.

Teza e baraslarguar është se Berisha dhe Rama janë të dy të këqij. Të baras-larguarit nuk e quajnë regjim situatën. Vetëm se janë Berisha dhe Meta të pabesueshëm nuk fiton opozita, teza ime është se nuk fiton dot askush përballë një regjimi të tillë që ka kapur çdo institucion. Unë nuk kam thënë të rreshtohen me Berishën, por forcat e reja të kalojnë në atë front dhe më pas të diskutojnë me të dhe të vendosin kushte.”, tha Lubonja.

 

 

Të fundit