Flash News

E-TJERA

Opozita proteston para bashkisë së Tiranës

Opozita proteston para bashkisë së Tiranës

Opozita do të protestojë sërish sot para Bashkisë së Tiranës.

Protesta do të nisë në orën 11:00. Në kuadër të protestës, disa segmente do të bllokohen. 

“Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe”, njofton policia.

Prej kohësh opozita, por dhe përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit protestojnë para bashkisë, ku kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Veliaj dhe hetimin nga SPAK të vjedhjeve në Bashkinë e Tiranës nga kompania 5D por jo vetëm.

Të fundit