Flash News

E-TJERA

Opozita proteston sot, akset rrugore që do të bllokohen në Tiranë

Opozita proteston sot, akset rrugore që do të bllokohen në

Opozita do të zhvillojë sot protestën e radhës.

Për herë të parë pas gati një viti protestës do t’i bashkohet edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Opozita ka njoftuar bllokimin e disa akseve rrugore në kuadër të protestës. Konkretisht do të bllokohen: rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, tek sheshi “Uillson”, tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.

Protesta e fundit e opozitës ishte më 26 Nëntor dhe zgjati tre orë, duke bllokuar 6 akset kryesore në të gjithë Shqipërinë.

Të fundit