Flash News

Ditari i Opozitës

Opozita 'zbret' në shesh më 15 mars, ja ora dhe vendi i protestës

Opozita 'zbret' në shesh më 15 mars, ja ora dhe vendi i

Siç njoftoi kryedemokrati Sali Berisha, më 15 mars opozita do të protestojë para Kryeministrisë. Kjo protestë vjen pas vendimit të qeverisë për të mbyllur platformën Tik Tok në Shqipëri për 12 muaj.

Protesta do të mbahet në orën 19:00 të shtunën, më 15 mars.

Berisha i bëri thirrje të rinjve t’i bashkohen protestës, duke e cilësuar censurë mbylljen e Tik Tok.

“Akti i bllokimit të tij për faktin se me TikTok, të rinjtë po e kritikonin dhe e përqeshnin Edi Ramën është një akt brutal, është një intolerancë e tij ndaj mendimit ndryshe”, deklaroi Berisha.

Të fundit