Flash News

E-TJERA

Opozitarët kritikuan shpenzimet, socialistët miratojnë buxhetin e Bashkisë së Durrësit

Opozitarët kritikuan shpenzimet, socialistët miratojnë buxhetin e

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar me shumicë votash buxhetin e Bashkisë për vitin 2026 dhe buxhetin afatmesëm 2026–2028, si dhe paketën fiskale.

Këshilltarët e opozitës votuan kundër. Buxheti i vitit 2026 është 6% më i lartë se ai i këtij viti dhe arrin në rreth 6.85 miliardë lekë.

Këshilltarët e opozitës shprehën rezerva për buxhetin afatmesëm, duke ngritur shqetësime për rritjen e shpenzimeve, veçanërisht në vitet elektorale.

Debate pati edhe për paketën e maleve, e cila përfshin zonat e Ishmit, Manzës dhe Rrashbullit, ndonëse këto zona nuk konsiderohen malore.

Për herë të parë, në buxhet është përfshirë edhe Fondi i Komunitetit me vlerë 10 milionë lekë, në mbështetje të banorëve për administrimin e ambienteve të përbashkëta.

Të fundit