Flash News

E-TJERA

Ora policore ‘me mik’ në Tiranë/ Policia bën ‘kërdinë’ me gjoba, por disa biznese kanë favore

Ora policore ‘me mik’ në Tiranë/ Policia bën

Kufizimet e Covid-19 janë parë me shqetësim më shumë nga bizneset si lokale, bare dhe restorante duke mos lënë jashtë edhe pub-et.

Ora policore i lejon baret të qëndrojnë hapur deri në orën 23:00, në të kundërt biznesi gjobitet me masë administrative për shkelje të kufizimeve.

E ndërsa në rrugët e Bllokut, në baret e vendosur në qendër të kryeqytetit, dhe jo vetëm, policia qëndron në gatishmëri për t’i mbyllur, mesa duket kufizimet nuk funksionojnë njësoj për baret brenda hotel ‘Maritim Plaza’.

Videot e regjistruara më poshtë tregojnë se si festa në barin e hotelin vijon edhe pse ka kaluar ora 23:00, e cila është vendosur për të mos lejuar më vonë aktivitetin dhe as qarkullimin e njerëzve. Qartazi ambienti është i mbipopulluar dhe distanca fizike nuk respektohet.

 

 

 

Të fundit