Flash News

E-TJERA

Ora policore, nëndrejtori i Policisë së Tiranës: Sa gjoba u vendosën mbrëmë, denonconi fqinjët nëse thyejnë karantinën

Ora policore, nëndrejtori i Policisë së Tiranës: Sa gjoba u
Dhimitraq Ziu, nëndrejtori i Policisë së Tiranës

Dje, në orën 22.00 nisi ora policore në mbarë vendin, masë tre javore që u vendos nga autoritetet shëndetësore për të parandaluar përhapjen e covid-19.

Dhimitraq Ziu, nëndrejtori i Policisë së Tiranës i ftuar në “Abc news” deklaron se mbrëmë janë vendosur 20 gjoba për thyerje të urdhrit të ndalimit të lëvizjes.

Ai tha se qytetarët janë ndërgjegjësuar për rrezikun dhe pjesa më e madhe e tyre po zbaton urdhrat me përjashtime të vogla që e kanë pësuar me masat administrative.

Mbrëmë ka qenë bindja dhe ndërgjegjësimi qytetar, pasi kemi vendosur vetëm 20 masa administrative për Tiranën. 4 për drejtues automjetesh dhe janë sekuestruar, një për subjektin dhe 15 për qytetarët që ndodheshin në këtë lokal.

Mbrëmë hasëm problematikë me qytetarët por u gjet rruga më e mirë e mundshme. Vazhduam me këshillimin, kishte të papritura, për shkak se e-Albania nuk funksiononte nga ngarkesa. Por toleranca e policisë për rastet e spitaleve apo ambulancat, u tregua tolerante, por duke zbatuar kërkesat për maskat”, tha Ziu.

I pyetur nëse në Tiranë po respektohet karantina, Ziu thotë se policia njoftohet edhe nga qytetarët.

Ne kemi edhe ndihmën e qytetarëve që na njoftojnë, por janë të pakta telefonatat. Të gjithë qytetarët dhe komshinjtë të informojnë se policia do të jetë pranë qytetarëve për t’ia komunikuar urdhrin”, u shpreh nëndrejtori i Policisë së Tiranës.

Të fundit