Flash News

E-TJERA

Orban konferencë me Ramën: Europa nuk mund të presë SHBA-që ta mbrojë

Orban konferencë me Ramën: Europa nuk mund të presë

Viktor Orban, kryeministri hungarez, ka zbardhur diskutimet në Samitin e Kominitetit Politik Europian.

Në daljen për mediat me kryeministrin Edi Rama pas takimit të Komunitetit Politik Europian, Orban u shpreh se Europa nuk duhet të presi SHBA-në por duhet të kujdeset vetë për mbrojtjen e saj dhe të ketë një rol aktiv në negociatat për të ardhmen. 

“Kemi gjetur terren të përbashkët duke thënë që duhet të reagojmë ndaj zgjedhjeve të SHBA, duhet ta dimë që ka ndryshime madhore dhe ramë dakord se duam paqe në Europë. Po ashtu Europa duhet të marrë përgjegjësi, pra nuk mund të presim amerikanët të na mbrojnë. Po ashtu u ra dakord se Europa duhet të mbetet aktor aktiv për negociatat për të ardhmen.

Europa duhet të marrë më tepër përgjegjësi për të garantuar paqen e saj. Nuk duhet të presim që amerikanët të n mbrojnë. U ra dakord që Europa duhet të mbetet një aktor aktiv për negociatat e së ardhmes. Do të ketë së shpejti bisedime të tilla dhe Europa duhet të jetë në gjendje të ndikojë për të ardhmen. Ne marrim pjesë në punën e këtyre takimeve", tha Orban. 

Të fundit