Flash News

E-TJERA

‘Ordiner, debil me syze’, sherr në emision mes Blushit dhe Shabanit

‘Ordiner, debil me syze’, sherr në emision mes Blushit dhe

Ka tejkaluar në tone të ashpra debati mes Endri Shabanit nga Nisma Thurje dhe Tedi Blushi nga Partia e Lirisë.

Ata kanë shkëmbyer fyerje personale mes njëri tjetrin teksa në News 24 është diskutuar lidhur me SPAK, institucion i krijuar 5 vjet më parë.

“Ti je budalla”, iu drejtua Blushi, Shabanit, ndërsa ky i fundit i tha se “mbronte një hajdut si Ilir Meta”.

“Nuk mund të më fyejë një injorant si ty, ti je një gjobaxhi, je një budalla”, iu drejtua Blushi, kreut të Nisma Thurje.

“Me thuaj vetëm njërin, kujt i kam vendosur gjobë?”, iu përgji Shabani. Në vijim Shabani duke vijuar debatin me Blushin i tha “ti rri me hajdutë nga mëngjesi në darkë”.

“Ti je ordiner, je një palaço, je hajdut ordiner”, u shpreh Blushi, duke shtuar “nuk flas me LGBT, je debil me syze”.

Të fundit