Flash News

E-TJERA

Orët e fundit të merkatos, sot vendoset fati për Brojën

Orët e fundit të merkatos, sot vendoset fati për Brojën

Armando Broja po pret të mësojë fatin e tij. Sulmuesi shqiptar, larg fushave për një dëmtim, do të mësojë sot në mesnatë se pjesë e cilës skuadër do jetë në Premier Liga.

Evertoni nuk ka gjetur sulmues tjetër për të afruar në merkaton e dimrit, ndaj ka bllokuar për momentin tentativën për të kthyer Brojën nga huazimi te Chelsea që zotëron kartonin e tij.

Kjo dhe fakti që sulmuesi kryesor Kalvert-Ljuin është i dëmtuar, bëjnë që Broja të ketë shanse të mëdha që të vazhdojë të jetë te Evertoni të paktën deri në fundin e këtij sezoni.

Të fundit