Flash News

E-TJERA

Organeve të vettingut iu përfundon mandati, KLGJ nuk ka kapacitete për procesin

Organeve të vettingut iu përfundon mandati, KLGJ nuk ka kapacitete

Përfundimi i mandatit për organet e vettingut duket se do të marrë shumë kohë derisa të gjejë një zgjidhje. Pas propozimit të maxhorancës, për të zgjatur mandatin deri në përfundim të procesit, vettingu i gjyqtarëve do të kalojë në duart e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Në një intervistë për A2 CNN, pjesë nga strukturat e KLGJ-së shprehen se, nëse mandati nuk zgjatet brenda 5 viteve siç parashikon Kushtetuta, marrja në dorë e çështjeve nga KLGJ-ja do t’iu kushtojë më shumë. Kjo për disa arsye, sikurse i rendit KLGJ.

“Në lidhje me kapacitetet e KLGJ për të vijuar procesin e vettingut dhe për të shqyrtuar çështjet në një kohë të arsyeshme, ju sqarojmë se përveç burimeve njerëzore aktuale, Këshilli i Lartë Gjyqësor do të ketë nevojë për mbështetje shtesë, në mënyrë që të garantohet standardi i procesit të rregullt ligjor për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve,” shprehet KLGJ.

Lidhur me propozimet e maxhorancës për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, KLGJ nuk ka dhënë asnjë koment. Sa  përket qëndrimit si institucion për këtë çështje, KLGJ deklaron se për sa kohë nuk ka një projekt-akt të ministrisë së Drejtësisë, nuk mund të japë një opinion.

Të fundit