Flash News

E-TJERA

Organizatat për median në Tiranë: Liria e shtypit në Shqipëri ka regres, qeveria të njohë rolin e gazetarit

Organizatat për median në Tiranë: Liria e shtypit në

Partnerët e Platformës së Këshillit të Evropës për Siguri të Gazetarëve ndodhen në Shqipëri për të monitoruar dhe vlerësuar rolin dhe ndikimin e medias.

7 organizatat deklaruan se në Shqipëri liria e medias nuk ka bërë progres. Partnerët theksuan se është detyra e qeverisë të përmirësojë situatën.

Pjesë e takimit ka qenë edhe kryeminstri Rama. Organizatat pohojnë se Rama ka pranuar mungesën e progresit. Organizatat deklarojnë se situate e raportimit të lirë për mediat në Shqipëri, po shkon drejt përkeqësimit.

“Liria e medias, Rama pranoi që nuk ka progres. Është detyrë e qeverisë që të përmirësojë situatën. Qeveria duhet të njohë rolin e gazetarit si kritikë. Jemi takuar me gazetare me Kryeministrin Rama dhe me deputetë. Vlerësimi ynë është se po përkeqësohet liria e shtypit në Shqipëri, ka regres. Ne kemi disa zhvillime pozitive si tërheqja e paketës anti-shpifje. Mirëpresim rritjen e numrit të konferencave për shtyp me kryeministrin. Mirëpresim punën e policisë për rastet kur ka incidente me gazetarët. Pavarësisht këtyre, perceptimi i gazetarëve është se klima e raportimit të lirë po përkeqësohet. Me keqardhje themi se komisioneri për informim i vonon kërkesat e gazetareve. Ka vonesa në ata që sulmojnë gazetarët”, thuhet në deklaratë.

Sekretari i European Federation of Journalists, Ricardo Gutiérrez, i bëri thirrje qeverisë të mos anashkalojë rolin e gazetarit dhe të zbatojë rekomandimet e KE-së.

“Nuk ka progres, Rama e pranoi vete se nuk ka progres për lirinë e shtypit. Unë i bej thirrje kësaj qeverie të mos anashkalojë gazetarët dhe të njohë rolin e gazetarëve si kritikë në interes të qyteteve, qeveria të zbatoje rekomandimet e KE dhe Kie për sigurinë e gazetarëve”, u shpreh Gutiérrez.

Të fundit