Flash News

E-TJERA

“Organizatori i vërtetë”, Kryemadhi nxjerr foton: Fiksojeni mirë, mund ta shikoni pjesë të stafit elektoral të Veliajt

“Organizatori i vërtetë”, Kryemadhi nxjerr foton:

Monika Kryemadhi ka nxjerrë foton e një personi e cila thotë të jetë organizatori i vërtetë i skemës së inceneratorëve.

Në Facebook, Kryemadhi shkruan se personi në foto është përfolur të jetë edhe bashkëjetuesi i Stela Gugalles një nga të shpallurit në kërkim për aferën e inceneratorëve, mik i Klodian Zotos dhe bashkëpunëtor financiar i zyrtarëve të Rilindjes.

Kryemadhi paralajmëron të fiksohet mirë fytyra e tij pasi nesër mund të jetë pjesë e stafit elektoral të Erion Veliajt.

“Organizatori i vërtetë i skemës mafioze të inceneratorëve, i cilësuar botërisht prej mediave si bashkëjetues i njërës prej pronarëve të inceneratorëve, znj. Stela Gugallja, mik i pronarit tjetër të inceneratorëve Klodian Zoto, e bashkëpunëtor financiar i zyrtarëve të Rilindjes.

Fiksojeni mirë, sepse nesër mund ta shikoni sërish, si pjesë të stafit elektoral të fushatës së Erion Veliaj.

Pasi, edhe kjo firmë e paligjshme e Veliaj për inceneratorin e Tiranës, është hedhur për llogari të tij dhe grupit të tij. E ndërsa shqiptarët paguajnë shumë shtrenjtë koncesionin 29€/ton për një incenerator që nuk ekziston, paratë publike shkojnë në xhepat e grupit të strukturuar kriminal të djegsave korruptiv, për të blerë media dhe paprekshmërinë nga drejtësia e intimiduar”, shkruan Kryemadhi.

Të fundit