Flash News

E-TJERA

Organizonin trafikimin e emigrantëve/ Arrestohen tre persona, dy prej tyre vëllezër

Organizonin trafikimin e emigrantëve/ Arrestohen tre persona, dy prej tyre
Foto Ilustruese

Tre persona, dy prej tyre vëllezër janë arrestuar nga policia për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

F.M., 25 vjeç, F.M., 25 vjeç, (vëllezer) dhe E.T., 29 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se në kohë të ndryshme organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, nëpërmjet kufiri Shqipëri-Greqi, në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit, kundrejt përfitimit monetar.

"Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" e kryer në bashkëpunim është akuza që rëndon mbi ta, bën me dije Policia.

Ndërkohë vijon hetimi i plotë i operacionit policor të koduar "Brothers".

Të fundit