Flash News

E-TJERA

Organizuan takime elektorale, gjobiten dy përfaqësuesit e PD në Durrës

Organizuan takime elektorale, gjobiten dy përfaqësuesit e PD në
Drejtoria e Policisë, Durrës

Ka vijuar gjobitja e subjekteve politike për shkelje të masave anti-covid. Policia bënë me dije se janë gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra secili, përfaqësuesit e Partisë Demokratike Shkallnur, Arapaj,  Fatmir Muça dhe Manëz, Agim Cani.

Me masë administrative 1.000.000 lekë është ndëshkuar edhe pronari i një lokali në Sukth, i cili lejoi zhvillimin e një aktiviteti politik në subjektin e tij.

Gjithashtu janë gjobitur dhe dy pronarë të lokaleve, të cilët u konstatuan duke ushtruar aktivitet pas orarit të vendosur për mbyllje.

"Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5.000.000 lekë, përfaqësuesin e një subjekti politik në Manzë, shtetasin A. C., dhe përfaqësuesin e një subjekti politik në Shkallnur, Arapaj, shtetasin F. M., të cilët kanë organizuar dhe zhvilluar aktivitete politike në kundërshtim me Aktin Normativ", thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Të fundit