Flash News

E-TJERA

Ori Nebiaj: Në Shqipëri ka njerëz që s’kanë parë akoma detin me sy

Ori Nebiaj: Në Shqipëri ka njerëz që s’kanë

Moderatorja Ori Nebijaj ka konfirmuar se pas katër sezoneve të suksesshme të “Pushime On Top” ka nisur puna për sezonin e pestë i cili do të transmetohet në ekranin e “Top Channel”.

E ftuar në emisionin ‘Politiko’ në Top News, Nebiaj thotë se ky emision veror ndryshe nga emisionet e tjera, ka krijuar një standard të ri dhe kjo reflektohet sipas saj nga mesazhet e vazhdueshme që ka marrë nga ndjekësit.

Ori Nebiaj: Kam 5 vite që jam pjesë e emisionit veror ‘Pushime on Top’. Ndryshe nga tjerët, emisioni ynë krijoi një standard të ri.

Mund t’ju them se është kënaqësi më vete pasi na dërgojnë mesazhe vazhdimisht dhe na përqafonin kur vinim në Tiranë pasi na kishin ndjekur. Në Shqipëri ka njerëz që s’kanë parë detin me sy akoma. Është fat që kemi edhe guida të specializuara të mira.

Të fundit