Flash News

E-TJERA

Orientimi i votës në Elbasan, Lela: Mister votat e PDIU, duhet ta zgjidhë Gazment Bardhi

Orientimi i votës në Elbasan, Lela: Mister votat e PDIU, duhet ta

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit PolitikOn, Alfred Lela ka komentuar rezultatet mbi orientimin e votës në qytetin e Elbasanit, referuar sondazheve Noto të publikuara në emisionin ‘Tempora’.

Lela e ka cilësuar mister lëvizjen drastike të votave të PDIU, që sipas tij duhet të zgjidhet nga drejtuesi demokrat në Elbasan Gazment Bardhi.

Lela: Elbasani ka një mister që nuk ma ç’kodojnë këto shifra, që është 18% i PDIU që tani është 4-6%. Kanë qenë ata dy personazhet e botës së biznesit/ndonjë gjë tjetër, por tani ku ka shkuar vota e tyre? Ka shkuar pas te PD se ia kanë marrë atyre? Kjo është logjika e shifrës që shoh. Apo këto individë nëse kandidojnë prapë si të pavarur do ta marrin prapë këtë votë?

PS nuk ka lëvizur, është aty-aty, është në basenin e vet. Është rritur PD, por e vetmja lëvizje është e PDIU. Prapë këto 12% që është rritur PD nuk e di a i shkojnë. Ky është misteri që duhet të zgjidhë Gazment Bardhi.

Ditari politik

Të fundit