Flash News

E-TJERA

OSBE e quan ‘përfshirës’ procesin pa konsensus të PS për zgjedhjen e Presidentit të ri

OSBE e quan ‘përfshirës’ procesin pa konsensus të PS

Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar lidhur me procesin e nisur nga PS për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në një postim në Facebook, OSBE mbështet negociatat e nisura nga socialistët duke nënvizuar se është një proces gjithëpërfshirës, i cili do të sjellë në postin e Presidentit një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit.

“Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë”, shkruan OSBE.

Kujtojmë se maxhoranca e miratoi e vetme raundin e parë të votimit për Presidentit, pasi nuk mori përkrahjen as të deputetit Enkelejd Alibeaj, e për më tepër që pjesë e diskutimeve nuk ishin deputetët demokratë, të cilët kanë kundërshtuar procesin e PS-së.

Të fundit