Flash News

E-TJERA

OSBE/ODIHR rekomandon 326 vëzhgues për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në Shqipëri

OSBE/ODIHR rekomandon 326 vëzhgues për zgjedhjet parlamentare të

Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka propozuar një mision vëzhgimi të zgjeruar për zgjedhjet parlamentare të planifikuara më 11 maj 2025 në Shqipëri.

Pas një vizite paraprake në vend nga 3 deri më 6 dhjetor 2024, ODIHR rekomandon angazhimin e 26 vëzhguesve afatgjatë dhe 300 vëzhguesve afatshkurtër për të monitoruar procesin zgjedhor, përfshirë votimin dhe numërimin e votave.

Gjatë kësaj vizite, misioni zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve shtetërore, partive politike dhe medias, duke theksuar rëndësinë e monitorimit të periudhës parazgjedhore, veçanërisht në lidhje me përdorimin e burimeve shtetërore dhe ndikimin e tyre në barazinë e garës zgjedhore.

Aspektet që kërkojnë vëmendje të veçantë përfshijnë punën e administratës zgjedhore, implementimin e teknologjive të reja në zgjedhje, fushatën dhe mbulimin e saj mediatik, financimin e fushatës, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe procedurat e ditës së zgjedhjeve.

Raporti i ODIHR vëren gjithashtu se, pavarësisht rekomandimeve të bëra pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, shumë prej tyre ende nuk janë adresuar nga parlamenti shqiptar.

Këto rekomandime lidhen me përbërjen e komisioneve zgjedhore të nivelit të dytë, përgjegjësinë penale për shpifje, mbulimin e pavarur mediatik gjatë fushatave zgjedhore dhe zgjerimin e rregulloreve për financimin e fushatës tek palët e treta.

 

Të fundit