Flash News

E-TJERA

OSHEE aksion kundër vjedhjes së energjisë në Krujë, gjendet një laborator që prodhon bitcoin

OSHEE aksion kundër vjedhjes së energjisë në Krujë,

Një aksion kundër vjedhjes së energjisë elektrike ka çuar në zbulimin e një laboratori të prodhimit të kriptomonedhave (bitcoin).

Aksioni është zhvilluar në zonën e Krujës, ndërsa laboratori u gjet në hyrje të qytetit.

Për laboratorin e bitcoin u procedua penalisht pronari i objektit me iniciale F.M., pasi fabrika nuk figuron e regjistruar.

Aksioni i drejtorisë së OSHEE-së në Krujë në bashkëpunim me policinë çoi në procedimin e pesë personave, pas kontrollit të 250 subjektve private.

Operacioni kundër vjedhjes së energjisë, por dhe për të zbardhur detaje nga laboratori i bitcoin nuk ka përfunduar ende.

Të fundit