Flash News

E-TJERA

OSHEE: Dy zonat e Tiranës që do mbeten nesër 8 orë pa drita

OSHEE: Dy zonat e Tiranës që do mbeten nesër 8 orë pa drita
Foto Ilustruese

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar dy zonat e Tiranës, ku nesër do të mungojë energjia elektrike për 8 orë.

OSHEE njofton se prej orës 09:00 të mëngjesit deri në orën 17:00 të pasdites, do të stakohet energjia elektrike në dy zona: rruga “Besim Alla” dhe rruga “Selita e Vjetër”.

Njoftimi i OSHEE:

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 20 gusht

Në kuadër të investimit që po kryhet për mirëmbajtjen e kabinave, nesër, 20 gusht gjatë intervalit kohor 09:00-17:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

Rruga “Besim Alla”, rruga “Selita e Vjetër”.

Të fundit