E-TJERA

OSHEE njofton zonat ku do të ndërpritet energjia elektrike nesër në Tiranë  

OSHEE njofton zonat ku do të ndërpritet energjia elektrike nesër

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar zonat të cilat do të kenë nesër ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, OSHEE bën me dije se prej orës 09:00 të mëngjesit deri në orën 15:00 të pasdites, rruga “Taulantia”, rruga “Kole Popa”, një pjesë e zonës pranë ish- Tregut Elektrik, një pjesë e pallateve pranë Ministrisë së Jashtme, në bulevardin “Zhan D’Ark”, rruga Kamëz-Valias dhe Kasall, do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.

Ndërsa prej orës 10:00 të mëngjesit deri në orën 16:00 të pasdites, energjia elektrike do të ndërpritet në rrugën "Agron" dhe rrugën "Enton Frroku".

Njoftimi i plotë:

Njoftim për abonentët

Stakim, 22 korrik

Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 22 korrik do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Tiranë

09:00-15:00

Rruga “Taulantia”, rruga “Kole Popa” dhe një pjesë e zonës pranë ish- Tregut Elektrik, një pjesë e pallateve pranë Ministrisë së Jashtme, në bulevardin “Zhan D’Ark”, rruga Kamëz-Valias, Kasall

10:00-16:00

Rruga “Agon”, rruga “Ention Frroku”

Të fundit