Flash News

E-TJERA

OSHEE stakon përkohësisht linjën e energjisë elektrike pas shpërthimit në Lushnjë, zonat që mbeten pa drita

OSHEE stakon përkohësisht linjën e energjisë elektrike pas

OSHEE ka stakuar përkohësisht linjën e energjisë elektrike Plasmas-Hysgjokaj për arsye sigurie pas shpërthimit të sotëm në Lushnjë në një biznes, ku si pasojë humbën jetën dy persona dhe 7 të tjerë u plagosën.

Në këto kushte, kanë mbetur pa energji NST Hysgjokaj, NST Lushnje e vjetër, fiderat 6Kv dhe disa zona rurale.

“Për shkak të këputjes së trosit në linjën 35kV Plasmas – Hysgjokaj, nga palë të treta gjatë procesit të punës së tyre në një biznes privat, kanë mbetur pa energji NST Hysgjokaj, NST Lushnje e vjetër dhe fiderat 6Kv.
Pa energji kanë mbetur disa zona rurale në Lushnje.
Grupet e avarisë së OSSH Lushnje janë në terren dhe po punojnë për eleminimin e avarisë e rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët”, njofton OSHEE.

 

Të fundit