Flash News

E-TJERA

Osman Mula “shkund” RTSH-në: Erdhëm fëmijë dhe dolëm pleq, por Thoma Gëllçi e shkatërroi

Osman Mula “shkund” RTSH-në: Erdhëm fëmijë dhe
Artisti i njohur Osman Mula, një nga figurat më të shquara të Radiotelevizionit Shqiptar, ka folur me tone të forta kritike gjatë takimit të Drejtorisë së Përgjithshme të RTSH me Komisionin Parlamentar të Medias.

Regjisori i 20 Festivaleve të Këngës dhe i dhjetëra spektakleve që kanë lënë gjurmë në ekranin publik, ka folur me tone të ashpra për gjendjen e sotme të institucionit që dikur përfaqësonte krenarinë e krijimtarisë artistike shqiptare.

Ai akuzoi ish-drejtorin e përgjithshëm Thoma Gëllçi për rrënimin e institucionit

"Në RTSH erdhëm fëmijë dhe dolëm pleq. Nuk na ka sjellë partia, sepse jam 20 vjet regjisor i koncerteve dhe festivaleve në RTSH. Dëshëm politikë se kishte nevojë për demokraci vendi. Politikan është drejtori i ardhur nga qeveria, Thoma Gëllçi. Erdhi dhe e shkatërroi RTSH.

Si mundet që të prishë programacionin, kolegjiomin, këshillin artistik. Mbi 30 punonjësve nga jashtë u jepeshin tendera për emisione, kurse atyre brenda u bëhej apeli në 8 dhe orën 4 pasdite, pa punë të gjithë.  Unë kam qenë shërbëtor aty, prandaj kanë dalë festivale që nuk harrohen kurrë. Sot të gjithë bëjnë.
Edhe shoqëria civile është sorosiane, nuk kanë bërë asgjë për këtë komb. Jeni të lexuar, ky stacion i majtë, e tjetri i djathtë. Kërkoni nga ne të jemi të pavarur. Gëllci nuk doli kurrë në konkurs. Erdhi dhebe shkatërroi, 17 stacione televizive që nuk i shikon askush", tha Mula. 

Fjala e plotë:

Të fundit