Flash News

E-TJERA

Osmani e prerë për ndryshimin e kufijve: Nuk do ta pranojmë në asnjë mënyrë, Kosova ka disa linja të kuqe

Osmani e prerë për ndryshimin e kufijve: Nuk do ta pranojmë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë prerë se ndryshimi i kufijëve nuk do të pranohet në asnjë mënyrë. Duke folur për dialogun me Serbinë, ajo u shpreh se do Serbia duhet të tregojë ku janë të zhdukurit.

Këto deklarata ajo i bëri në një konferencë për shtyp nga Estonia, ku po zhvillon një takim me homologen Kersti Kaljulaid. Osmani ka thënë se kjo fazë e dialogut është një kapitull i ri për Kosovën.

Ajo nënvizoi se Kosova ka disa linja të kuqe, të cilat nuk do të vihen në diskutim gjatë dialogut me Serbinë në Brukselit.

“Kosova është e vendosur që të vazhdojë dialogun dhe ne kemi vazhduar të bashkëpunojmë me vendet fqinje, përfshirë Serbinë, e cila ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në rajon. Kjo fazë e dialogut është një kapitull i ri për Kosovën, por ne kemi linja të kuqe se çfarë nuk do të vihet në diskutim. Nuk e diskutojmë assesi statusin tonë final. Kosova është vend i pavarur.

Po ashtu, lëvizjen e kufijve nuk do ta pranojmë në asnjë mënyrë. Nuk do të pranojmë në Kosovë as modele si ajo e Republikës Serbe në Bosnjë, sepse ne duam ta mbrojmë Kosovën. Këto koncesione ne i kemi bërë me planin e Ahtisaarit. Një çështja e rëndësishme është edhe ajo e personave të zhdukur. Serbia duhet të tregojë se ku janë të zhdukurit”, deklaroi Osmani.

Të fundit