Flash News

E-TJERA

OST nuk përballon kostot, ERE rrit tarifën e transmetimit të energjisë

OST nuk përballon kostot, ERE rrit tarifën e transmetimit të

Bordi i Entit Rregullator të Energjisë ka miratuar tarifë të re për transmetimin e energjisë.

Nga 0.75 lekë/kWh që është aktualisht, ERE miratoi 0.85 lekë/kWh, tarifë kjo që sipas bordit do të hyjë në fuqi duke filluar nga 1 Maji 2022 e deri në 31 Dhjetor 2024, raporton Monitor.

Bordi pohoi se tarifa është përllogaritur si një mesatare e shpenzimeve të operatorëve për tre vite., por nuk përjashtoi mundësinë e ndryshimeve apo rishikimeve në rastin e kushteve specifike.

Rritja erdhi pasi Operatori i Sistemit të Transmetimit kërkoi rishikimin e tarifës për shkak të rritjes së kostove të operimit të kompanisë, në kushtet kur kemi të bëjmë me një krizë energjetike.

ERE përllogariti se, të ardhurat e munguara për vitet 2021-2022, janë në masën 3,457 milionë lekë ose 0.24 Iekë/kWh. Tarifa mesatare 3 vjeçare e transmetimit përllogaritej 1.47 leke/kWh.

Të fundit