Flash News

E-TJERA

Ousmane Dembele i jep lamtumirën Euro 2020-ës

Ousmane Dembele i jep lamtumirën Euro 2020-ës

Ousmane Dembele do të humbasë pjesën e mbetur të Euro 2020 pasi mori një dëmtim në gju në barazimin 1-1 të Francës përballë Hungarisë të shtunën.

Franca konfirmoi që sulmuesi i Barcelonës nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur edhe nëse kombëtarja e tij shkon deri në finalen e 11 korrikut.

Dembele, i cili ka 27 ndeshje për Francën, iu nënshtrua skanimeve të dielën në një spital në Budapest për të zbuluar shkallën e dëmtimit të gjurit. Pas diskutimeve midis stafit mjekësor në Francë dhe Barcelonës u ra dakord që lojtari të largohej nga kampi francez.

Televizioni spanjoll Cadena SER raportoi se Dembele mund të jetë jashtë fushave të blerta për dy muaj, duke hedhur dyshime nëse a do të jetë ai i gatshëm në fillim të La Ligës.

Dembele, 24 vjeç, është ndjekur nga dëmtimet të shumta që kur u bashkua me Barcelonën nga Borussia Dortmund në 2017. Një varg dëmtimesh në kërcell dhe probleme muskulore e kanë bërë të vështirë për të që të jetë një ndër yjet e katalanasve.

Ai luajti vetëm pesë ndeshje kampionati në 2019-2020, ndërsa gjatë sezonit 2020-21, megjithëse pa lëndime, Dembele bërë 44 paraqitje në të gjitha garat.

Në kampionatin europian, Dembele erdhi nga pankina në të dy ndeshjet e Grupit F deri më tani. Ndaj Gjermanisë luajti vetëm për disa minuta, ndërsa ndaj Hungarisë hyri në fushë në minutën e 57-të dhe u largua 30 minuta më vonë i dëmtuar.

Të fundit