Flash News

E-TJERA

Patentat shqiptare do të njihen edhe në Arabinë Saudite, njoftimi i ministrisë

Patentat shqiptare do të njihen edhe në Arabinë Saudite, njoftimi

Lejet shqiptare të drejtimit do të njihen edhe në Arabinë Saudite. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Punëve të Jashtme, e cila thotë se janë përmbyllur të gjithë procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit.

Gjithashtu thekson se marrëveshja do të hyjë në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave. Njohja e patentave shqiptare do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve dhe turistëve. Më herët, u bë njohja e patentave me Italinë.

Njoftimi i ministrisë

Përmbyllen procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga pala jonë, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre.

Marrëveshja, e cila hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve tona, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre.

Të fundit