Flash News

E-TJERA

"Pa barriera dhe montazhe"/ Erla Mëhilli vjen me projekt të ri, çdo të hënë dhe të enjte 'Raw Politics'

"Pa barriera dhe montazhe"/ Erla Mëhilli vjen me projekt të
Erla Mëhilli

Ekspertja e Komunikimit Erla Mëhilli ka njoftuar se do të vijë me një projekt të ri në televizion. Ajo nis sot emisionin "Raw Politics" , që do të trajtojë çështjet e aktualitetit dhe politikë.

Programi i Mëhillit do të transmetohet dy herë në javë, të hënë dhe të enjte në "Euronews Albania". Në një reagim në rrjetet sociale, Mëhilli ka dhënë disa detaje për prgramin që nis rrugëtimin në orën 21.00.

"Do të jem para jush çdo të hënë e të enjte me programin tim "Raw Politics" që është dhe pikënisja ime në një udhëtim të ri profesional! Do të diskutojmë politikën, por jo vetëm dhe siç e thotë edhe titulli, pa barriera, filtra dhe montazhe, por bruto ashtu siç ndodh", shkruan Mëhilli.

Kjo e fundit i është bashkuar së fundmi ekranit të "Euronews Albania" në rolin e opinionistes, ndërsa tashmë do të jetë vetë drejtuesja e një programi. Kujtojmë që pak muaj më parë, Mëhilli u shkëput nga bashkëpunimi i gjatë që pati me ish-kryeministrin Sali Berisha, si zëdhënsja e tij.

Të fundit