Flash News

E-TJERA

Pa dokumenta me armë dhe nuk iu bindën urdhrit, arreston dy shqiptarë në Greqi

Pa dokumenta me armë dhe nuk iu bindën urdhrit,  arreston dy

Dy shqiptarë të moshës 37 dhe 33-vjeçar, janë arrestuar nga policia greke, pasi  nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar dhe autoritetet helene nisën t’i ndjekin me qëllim kapjen e tyre.

Autorët kanë tentuar të largohen duke bërë manovra të rrezikshme, ndërsa gjatë ndjekjes kanë hedhur një pistoletë me karikator me 4 gëzhoja.

Bëhet me dije se gjatë ndalimit të mjetit, 37-vjeçari ka kërcënuar punonjësit e policisë, ndërsa ka rezistuar gjatë arrestimit.

Më në fund, nga hetimet rezultoi se 33-vjeçari shqiptar kishte hyrë ilegalisht në Greqi dhe nuk dispononte dokumente ligjore për qëndrimin e tij.

Të fundit