Flash News

E-TJERA

Pa “El Classico-n” me paratë e biznesmenit, KLGJ shkarkon nga detyra gjyqtarin Klinton Spahiu

Pa “El Classico-n” me paratë e biznesmenit, KLGJ shkarkon nga

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Durrësit, Klinton Spahiu, pas kërkesës së ILD-së. Vendimi është marrë pak minuta më parë.

Në shkresëz zyrtare të ILD-së thuhej se Spahiu duhej shkarkuar për shkelje të rënda disiplinore dhe cenimin e figurës së gjyqtarit, bashkë me dy kolegët Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri, të dënuar nga ish-Krimet e Rënda për korrupsion pasiv.

Tre gjyqtarët e Apelit të Durrësit, Kliton Spahiu, Petraq Dhimitri dhe Petrit Çeno në tetor të vitit 2014 udhëtuan drejt Spanjës, për të parë "El Classico-n" Real Madrid-Barcelona me shpenzimet e biznesmenit Namik Sadiku, për të marrë një vendim gjyqësor në favor të tij. 

Ata u shpallën fajtorë nga ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për veprën penale të korrupsionit dhe u dënuan me nga 2 vjet burg secili, që u konvertua në shërbim prove.

 

Të fundit