Flash News

E-TJERA

Pa leje drejtimi dhe të dehur/ Policia arreston 10 shoferë, qindra të gjobitur

Pa leje drejtimi dhe të dehur/ Policia arreston 10 shoferë, qindra

Policia e Shtetit ka arrestuar 10 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, pasi nuk kishin leje drejtimi dhe ishin në gjendje të dehur.

Në 24 orët e fundit janë pezulluar edhe 44 leje drejtimi, nga të cilat 27 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 768 drejtues mjetesh, për shkelje që rrezikojnë jetën e këmbësorëve.

Policia bën me dije se janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që shkelin rregullat e qarkullimit, ndërsa bën apel për respektim të tyre nisur nga fakti i prezencës së lagështirës në rrugë.

Të fundit