Flash News

E-TJERA

Pa leje drejtimi në timon, arrestohet shoferi në Kukës, procedohen dy të tjerë

Pa leje drejtimi në timon, arrestohet shoferi në Kukës,

Një shofer është arrestuar nga Policia këtë të premte në Kukës, dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pasi janë kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Sipas Policisë në pranga ka rënë shtetasi I. Sh., 58 vjeç, pasi u konstatua në qytetin e Krumës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Ndërsa procedimi ka nisur për shtetasit H. C., 41 vjeç, dhe një 16-vjeçar për të njëjtën vepër penale.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Kukës në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore ka arrestuar një drejtues mjeti pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe dy të tjerë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Kukës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin I. Sh., 58 vjeç, banues në Krumë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në qytetin e Krumës, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Po këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Kukës, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, si dhe për shtetasin H. C., 41 vjeç, banues në fshatin Cahan, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa dëshminë përkatëse të aftësisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon ndaj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin çdo veprim që pengon lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Parkimet e gabuara, veçanërisht në trotuare apo rrugëkalime, do të përballen me masa të menjëhershme penale dhe administrative.

Të fundit