Flash News

E-TJERA

“Pa vdekjen e babait live”, flet miku i aktorit që u vetëvra në SHBA

“Pa vdekjen e babait live”, flet miku i aktorit që u

Aktori shqiptar Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela humbën jetën pasi u hodhën nga kati i gjashtë i një pallati në New York të SHBA-ve.

Miku dhe kolegu i Belliut, Andi Llabuti, ka treguar për Euronews Albania rrethanat dhe shkaqet që mund ta kenë çuar aktorin drejt vetëvrasjes.

Llabuti tregoi se për periudhën e vështirë të cilën Belliu kaloi një vit më parë. Florindi ka qenë duke folur me babain e tij në video kamera, kur i ati ndërroi jetë. Belliu e ka parë live skenën e vdekjes, ccka sipas Llabutit, ka rënduar gjendjen e aktorit.

“Flori ka pasur një periudhë të vështirë. Çdo gjë lidhet me humbjen e të atit të Florit para një viti e gjysmë, ajo i vuri kapakun. Flori ka qenë me bashkëshorten dhe me fëmijët në Nju Jork dhe prinderit i ka pasur në Tiranë. Ai ka pasur një situatë shumë të rëndë duke e lidhur këtë me të atin e tij.

Në momentin që Flori ka qenë duke folur me të atin e tij në kamer, i ati ndërron jetë. Të gjithë situatën e ka parë live. Kjo ka qenë skena që Flori shikon live nga kamera dhe më e keqja ishte që Flori nuk mund të vinte në varrim, për shkak se nuk kishte dokumentet”, tha Llabuti.

Të fundit