Flash News

E-TJERA

Pa regjistra dhe në kushte minimale pune, mësuesit në Tiranë paralajmërojnë protestë

Pa regjistra dhe në kushte minimale pune, mësuesit në Tiranë
Foto Ilustruese

Prej fillimit të vitit të ri shkollor, mësuesit gjenden në një situatë të vështirë pune, ku ende nuk janë pajisur me regjistra për vlerësimin e nxënësve.

Në faqen zyrtare të Sindikatës së Arsimit (SPASH) është njoftuar protestë e mësuesve të çdo shkolle në Tiranë, në kuadër të mungesës së regjistrave, kushteve minimale të punës dhe pagave të pamjaftueshme.

“E mërkurë 19 janar, të pezullohet ora e parë e mësimit protestë në çdo shkollë të Tiranës... E mërkurë 26 janar ora 14:30 protestë përpara Zyrës Arsimore Tiranë”, thuhet në njoftim.

Njoftim i rëndësishëm!!

Mësuesit e Tiranës të bëhen gati të protestojnë për:

-Regjistrat (muaji janar shkollat pa regjistra)

-Kushtet minimale të punës.

-Pagat e pamjaftueshme.

Javës që vjen, të mërkurën, #Protestë në çdo shkollë të Tiranës.( të pezullohet ora e parë e mësimit).( 45 min e para të mësimit)

MËSUESI QËNDRON PËRPARA KLASËS POR NUK ZHVILLON MËSIM

E mërkurë 19 janar, të pezullohet ora e parë e mësimit protestë në çdo shkollë të Tiranës...

E mërkurë 26 janar ora 14:30 protestë përpara Zyrës Arsimore Tiranë.

Ps: I japim kurajo dhe mbështetje të gjithë antarëve të sindikatës nën udhëheqjen e kryetarëve të jenë pjesëmarrës.

JU LUTEMI SA MË SHUMË SHARE....

 

Të fundit