Flash News

E-TJERA

Pa rrugë dhe kanalizime, banorët në Kuçovë: Po bashkëjetojmë me plehrat dhe ujërat e zeza

Pa rrugë dhe kanalizime, banorët në Kuçovë: Po

Fshati Perondi në bashkinë Kuçovë prej vitesh vuan mungesën e investimeve pasi bashkia e Kuçovës e ka lënë në mëshirë të fatit.

Mungesa e kanalizimeve dhe e investimeve në infrastrukturë, ujërat e zeza të dala në sipërfaqe por edhe mbeturinat që kanë pushtuar gjithë territorin e fshatit, i kanë irrituar aq shumë banorët e këtij fshati, të cilët deklarojnë se u është bërë jeta ferr.

Në një zonë të fshatit janë hapur kanalizimet e ujërave të zeza. Banorët pohojnë se era e keqe dhe ujërat e zeza kanë pushtuar fshatin.

Po bashkëjetojmë me ujërat e zeza dhe plehrat, askush nuk e dëgjon zërin tonë, fëmijët po na sëmuren nga ndotja e lartë. Shumë fëmijë na kanë rënë brenda këtyre pusetave duke luajtur, kemi frikë mos na vriten fëmijët.

Kemi shkuar shpeshherë në bashkinë e Kuçovës për tu ankuar për shqetësimet tona por nuk na ka pritur askush. Nuk dimë më çfarë të bëjmë dhe kujt t’i drejtohemi. Paguajmë çdo taksë e detyrim bashkiak dhe nuk kemi as rrugë, as ndriçim, as pastrim…asgjë”, -shprehen banorët e fshatit Perondi në bashkinë e Kuçovës.

Të fundit