Flash News

E-TJERA

Pacientët me kancer nga Shqipëria u trajtuan falas në Itali, si funksiononte skema e mashtrimit

Pacientët me kancer nga Shqipëria u trajtuan falas në Itali, si
Foto ilustruese

Një skemë mashtrimi me dëm financiar mbi një milionë euro në sistemin shëndetësor është zbuluar nga karabinierët e Torinës. Nëpërmjet mashtrimit dhe pa të drejtë 150 shqiptarë që ishin diagnostikuar me kancer, u kuruan falas në shtetin fqinjë, raportojnë mediat italiane.

Kjo skemë ishte organizuar dy gra dhe djali i njërës prej tyre. Ata dyshohet se kanë krijuar një sistem për të mashtruar sistemin shëndetësor kombëtar dhe për të lejuar bashkëatdhetarët të trajtohen.

Sipas policisë italiane, 152 shqiptarë e kanë shfrytëzuar këtë sistem dhe shumica e tyre shkoi në Itali me qëllimin e vetëm, të trajtohen falas. Të tre organizatorët e kësaj skeme do të ndiqen penalisht për mashtrim, sipas legjislacionit të shtetit fqinjë.

Të fundit