Flash News

E-TJERA

Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit 'Shefqet Ndroqi", ndërron jetë

Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit 'Shefqet Ndroqi",

Një person gjeti vdekjen pasditen e sotme pasi u hodh nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe për pasojë gjeti vdekjen.

Në reagimin për mediat nga vetë spitali, thuhet se pacienti 75-vjeçar, M.K. ishte shtruar që prej të dielës tek “Shefqet Ndroqi” me sëmundje kronike obstruktive pulmonare, insuficiencë respiratore dhe hipertension arterial.

Reagimi i spitalit “Shefqet Ndroqi”

“Ngushëllime të sinqerta familjes së pacientit 75-vjeçar, M.K, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, pavarësisht kujdesit dhe përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor.

Pacienti u shtrua ditën e diel me sëmundje kronike obstruktive pulmonare, insuficiencë respiratore dhe hipertension arterial. Gjatë gjithë trajtimit, ai ka qenë nën monitorim të vazhdueshëm dhe nuk ka shfaqur në asnjë moment probleme të shëndetit mendor.

I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe sigurojmë publikun se ekipi mjekësor ka ndjekur të gjitha protokollet mjekësore për trajtimin dhe kujdesin maksimal ndaj pacientit”.

Të fundit