Flash News

E-TJERA

Pacolli: Fluturimet në Aeroportin e Vlorës nuk nisin nga 1 marsi

Pacolli: Fluturimet në Aeroportin e Vlorës nuk nisin nga 1 marsi

Aeroporti i Vlorës pritet të përfundojë brenda afatit të kontratës, por operimi i tij do të vonohet përtej datës 1 mars 2026. Kështu deklaroi biznesmeni Behgjet Pacolli në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ku sqaroi arsyet e shtyrjes dhe situatën ligjore që po ndikon në ecurinë e projektit.

“Në datën 1 mars nuk është reale që të nisin fluturimet, por aeroporti do të përfundojë plotësisht në shkurt, ashtu siç e parashikon kontrata,”  tha Pacolli.
Sipas tij, ndërtesat dhe infrastruktura fizike do të jenë të përfunduara, por operimi i fluturimeve është bllokuar për shkak të një mase siguruese të vendosur nga Gjykata e Tiranës, e cila ka pezulluar aktivitetin e shoqërisë “Vlora International Airport (VIA)”.

Kujtojmë se më 31 tetor 2025, biznesmeni Pacolli është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me konfliktin e lindur me ortakun e tij Valon Ademi, për kontrollin e koncesionit të aeroportit të Vlorës.

Sipas Pacollit, ai zotëron 98% të aksioneve përmes kompanisë “Mabco Construction S.A.”, ndërsa Ademi pretendon se ka 49% të aksioneve përmes “2A Group”.

Të fundit