Flash News

E-TJERA

Padia e AMT-së ndaj ambasadorit, reagon BE: Akuzat janë të pabaza dhe dezinformuese, mbështesim Sorecën

Padia e AMT-së ndaj ambasadorit, reagon BE: Akuzat janë të pabaza

Komisioni Europian ka reaguar mbi padinë e depozituar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kundër ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca. Zëdhënësi i KE-së Peter Stano tha në një deklaratë për shtyp  se iniciativa dhe akuzat ndaj kreut të delegacionit europian në Shqipëri janë të pabazuara dhe dezinformuese.

Stano u shpreh se Soreca ka mbështetjen e plotë të liderëve të Këshillit Europian ndërsa vlerësoi dhe punën e bërë nga ambasadori. Zëdhënësi i KE-së shtoi se BE do vijojë ta mbështesë Shqipërinë sa i përket Reformës në Drejtësi.

“Dua të trajtoj një çështje gjatë kohës së fundit në Shqipëri. Duket se ka filluar një fushatë kundër delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë dhe dua të them që iniciativa dhe akuzat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në Shqipëri kundër kreut të delegacionit Europian (Luigi Soreca) janë të pabazuara dhe dezinformuese.

Ambasadori Soreca, kreu i delegacionit ka një mbështetje të fortë nga liderët e Këshillit Europian për punën e tij që po bën në kuadër të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BE-së. BE vijon që ta mbështesë fuqimisht reformën në drejtësi në Shqipëri dhe implementimin e saj. Përpjekjet e pafundme të Shqipërisë drejt reformës në drejtësi dhe vettingut në drejtësi duhet të mospengohen në procesin e tyre”,  tha Stano.

AMT e akuzon diplomatin e BE-së se në bashkëpunim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë ushtruar ndikim të paligjshëm në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Kalaja tha se i kanë kërkuar SPAK-ut sekuestrimin e të gjitha pamjeve filmike brenda dhe jashtë Gjykatës Kushtetuese, konfiskimin e gjithë bisedave telefonike dhe të gjithë aparateve të komunikimit si të ambasadorit Soreca, ashtu dhe të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Gjithashtu i kërkuan ministres së Jashtme, Olta Xhaçka shpalljen “non grata” të Sorecës në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese e cilësoi anti-ligjore prishjen e TK.

Të fundit