Flash News

E-TJERA

Padia e Bashës ndaj Veliajt/ Gjykata e Lartë vendim unifikues: Akuzat për shpifje kompetencë e GJKKO

Padia e Bashës ndaj Veliajt/ Gjykata e Lartë vendim unifikues: Akuzat

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur sot se paditë për shpifje ndaj zyrtarëve të lartë do të gjykohen nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ky vendim është marrë sot, pas përplasjeve për "kompetencë lëndore" mes GJKKO dhe Gjykatës së Tiranës se cili prej institucioneve e ka në kompetencë gjykimin e akuzës për shpifje të bërë nga kreu i PD-së Lulzim Basha në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Kështu, për padinë e Bashës për shpifje ndaj Veliajt do të vendosë GJKKO. Ky vendim i Gjykatës së Lartë është unifikues dhe do të përdoret si precedent për çështjet e tjera të ngjashme.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në seancën gjyqësore e ditës së sotme shqyrtoi çështjen e padisë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha kundrejt kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në tetor të vitit 2020 PD paditi kryebashkiakun Erion Veliaj për shpifje në Gjykatën e Tiranës, duke argumentuar se kryebashkiaku, si drejtues i fushatës së PS për Tiranën, ka bërë 3 akuza konkrete, që lidhen me pasurinë e Bashës, akuza të cilat sipas PD janë bërë me qëllim që t’i dëmtojnë imazhin kryedemokratit.

Padia e Bashës ndaj Veliajt/ Gjykata e Lartë vendim unifikues: Akuzat

Të fundit