Flash News

E-TJERA

Padia e Berishës për Blinken, Mustafaj: Avokati francez mund ta bëjë falas, s'merr çështje nëse nuk është 50% i sigurt

Padia e Berishës për Blinken, Mustafaj: Avokati francez mund ta

Ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ka komentuar kundërpërgjigjen e ish kryeministrit Sali Berisha me padi në gjykatën franceze ndaj sekretarit amerikan të shtetit, Antony Bliken, pasi publikoi vendimin e DASH për shpalljen e tij non grata bashkë me familjen.

Në një intervistë për ABC, Mustafaj thotë se reagimi i Berishës ishte një manovër fantastike.

Ai foli edhe për avokatin e pajtuar nga ish kryeministri, duke theksuar se ai është ndër më të mirët dhe nuk merr kurrë përsipër një çështje nëse nuk është 50% i sigurt që do e fitojë. Në rastin e pagesës, Mustafaj u shpreh se mund ta bëjë edhe falas për shkak të reklamës që mund të ketë nga përmasat e çështjes.

 “Është fantastike manovra e Berishës., Unë e njoh sa sedërli është ai. Sa lëndohet dhe sa bëhet sulmues kur mendon se është prekur atje ku nuk duron dot. Ka zgjedhur një nga avokatët më të mirë të botës dhe padyshim nga më të shtrenjtët.

Dhe nuk futej nëse nuk ishte 50% i sigurt që do e fitonte çështjen. Duke pasur parasysh që në Paris të sulmohet sekretari i shtetit është reklamë. Dhe mendoj se ai mund ta bëjë edhe falas sepse ai ka bërë disa çështje të rëndësishme dhe jo deri te sekretari i shtetit. Sepse Blinken e ka publikuar te Tëiteri privat dhe përkthehet si qëndrim personal.  Familja është e shenjtë në Francë”, deklaroi Mustafaj

 

 

 

Të fundit